Bërtimat e vajzës që dyshohet se është kidnapuar në Rrugën B

Kronikë e zezë

Bërtimat e vajzës që dyshohet se është kidnapuar në Rrugën B

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:20
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur femrat ngacmohen seksualisht në vendin tonë, madje edhe dhunohen.

Në një video të postuar në Facebook, mund të dëgjojmë zërin e një femre e cila është duke bëritur  ku supozohet që mund të ketë qenë në rrezik nga ndonjë person për arsye të ndryshme.

Rasti ka ndodhur dje në afërsi të “Rrugës B” në Prishtinë.

Në videon e postuar është shkruar kështu:

Keto jane britmat e nje vajze ne kerkim te shpetimit nga nje kidnapues e dhunues i mundshem, ne naten e mbremshme, ne afersi te Rruges B.

Keto jane britmat e nje njeriu qe i ndalet hapi ne gjysme, i mbytet liria edhe i kerkohet me jetu mbyllun. Sipas ketij populli, vajza ka faj pse del naten, pse nuk shoqerohet prej babes a vellait. Keto jane britmat e nje vajze qe shpetoi mbreme vec pse kamarieret e nje kafici aty prane kane qene te guximshem mjaftueshem edhe e kane shpetu.

Ama britmat edhe vaji i vajzave e grave eshte ma i bukur se e qeshuna e tyne. Vaji kalon pa verejtun, edhe e qeshura denohet. Vriten grate, dhunohen, sulmohen ne pike te dites, kidnapohen, po s’ka shume rendesi kjo, se grate ashtu keshtu s’kane rendesi. 

(Videoja nuk eshte e imja, por e nje shoqes, qe nuk guxoi me raportu rastin ne polici, se para ca vitesh kur e kishte raportu nje rrahje, “gabimisht” polici ne detyre e kishte shenuar si te dyshuar)

Me gjase vajza mbreme nuk e ka raportu rastin hic, e arsyet vec dihen.

Vriten, rrihen, perdhunohen, edhe harrohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat