Shqiptari përdhunon 18 vjeçarin me aftësi të kufizuara! - Bota Sot
Shqiptari përdhunon 18 vjeçarin me aftësi të kufizuara!

Kronikë e zezë

Shqiptari përdhunon 18 vjeçarin me aftësi të kufizuara!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:13
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku një 18-vjeçar dyshohet se është përdhunuar nga një 42-vjeçar.

Paraprakisht mësohet se 18-vjeçari është person me aftësi të kufizuara.

Për momentin nuk bëhen ende të ditura detaje për ngjarjen , ndërsa 42-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat