FSK asgjëson dy granata dore dhe fishekë, kishin qenë të groposura në një livadh në Dubravë të Suharekës

Kronikë e zezë

FSK asgjëson dy granata dore dhe fishekë, kishin qenë të groposura në një livadh në Dubravë të Suharekës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se na fshatin Dubravë të Suharekës një ankues mashkull ka njoftuar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.

Sipas raportit të policor, njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë.

“Fshati Dubravë, Suharekë 23.07.2019 – 20:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat