Makina benz përplas fuoristradën, 8 persona të plagosur. Arrestohet shoferi 28-vjeç

Kronikë e zezë

Makina benz përplas fuoristradën, 8 persona të plagosur. Arrestohet shoferi 28-vjeç

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia ka vene ne pranga shoferin 28 vjecar te nje makine tip benz si shkaktar per aksidentin me pasoje plagosjen e tete personave. Ngjarja ndodhi dje aksin rrugor Gjashtë-Sarandë.

Foto ilustruese

“28 vjeçari L.Th, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovar B.B. e per pasoje jane plagosur tete persona”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:

L. Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.

Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(Total: janë dëmtuar 8 persona)

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat