Vlorë, makina përplas gruan me fëmijën në krahë

Kronikë e zezë

Vlorë, makina përplas gruan me fëmijën në krahë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:30
Pamje nga aksidenti

Një aksident tjetër është regjistruar mbrëmjen e sotme, në zonën e Skelës në lagjen Pavarësi, në Vlorë.

Sikurse raporton nga Vlora, gazetari i RTV Ora, Edi Ruçi një grua teksa po kalonte rrugën me një fëmijë në krah është përplasur nga një mjet tip “Meduza”.

Mësohet se në momentin e përplasjes fëmija ka rënë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e kalimtarëve, për ti dhënë ndihmën e parë.

Gruaja është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku mjeket po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa fëmija fatmirësisht ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat