Vdes edhe personi i tretë i aksidentuar në Bërnjak të Rahovecit

Kronikë e zezë

Vdes edhe personi i tretë i aksidentuar në Bërnjak të Rahovecit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sot një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Nga ky aksident të vdekur në vend kanë mbetur 2 persona, ndërsa Policia e Gjakovës për lajmi.net kanë njoftuar se tani ka vdekur edhe personi i tretë femër.

Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksident trafiku në Rahovec

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, janë dy meshkuj dhe një femër”, thonë nga Policia e Gjakovës.

Gjithashtu vlen të theksohet se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe tejkalimi i pasigurtë.

“Më datë 26.07.2019 në ora 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjeksorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Lirije Podrimaj nga Policia e Gjakovës.

“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, vazhdoi ajo duke e konfirmuar vdekjen e personit të tretë në vendin e ngjarjes. 

***

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Image

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat