Ndërtesa në Fushë Kosovë që është bërë cak i hajnave – Banorët në hall

Kronikë e zezë

Ndërtesa në Fushë Kosovë që është bërë cak i hajnave – Banorët në hall

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:50
Pamje nga vjedhja

Banorët e ndërtesës ‘Fontana’, në lagjen ‘Dardania’ të Fushë Kosovë kanë rënë në hall me hajna që po nuk po ndalojnë së vjedhuri.

Këpucat të cilat zbathen në hyrje, hajnat po i vjedhin.

Një nga banorët e kësaj ndërtese i ka dërguar disa pamje nga momenti kur hajnat kanë kryer vjedhje.

Para 10 dite, është raportuar për vjedhjet në këtë ndërtesë.

“Po ju kanë vjedh edhe ma herët shumë kojshive të njëjtës ndërtesë. Para disa muajve, njërit i është thyer hyrja në katin e gjashtë.  E vjedhje të këpucave kanë ndodhur edhe disa herë”, ka thënë H.M  para 10 dite.

Ai kishte treguar se rastin e kanë hapur edhe në Polici.

“Po, rastin e kemi paraqitur në Polici. Është hapur rast për vjedhje. Por, edhe Policia nuk po mundet me identifiku mirë personin në pamje”, kishte shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat