Shqiptari ‘fantazmë’, arratiset nga burgu italian që u inaugurua tre muaj më parë

Kronikë e zezë

Shqiptari ‘fantazmë’, arratiset nga burgu italian që u inaugurua tre muaj më parë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një shqiptar 23 vjeçar i cili ishte ndaluar për grabitjen e një apartamenti, ka mundur të kalojë hekurat e qelisë ku mbahej i arrestuar në një stacion policor në Monza, falë trupit të tij të imët.

Ndërtesa ishte inauguruar në muajin prill të këtij viti.

Policia e arrestoi shqiptarin në orën 4 të mëngjesit të djeshëm pasi e bllokoi në ballkonin e një apartamenti që sapo e kishte plaçkitur.

Por në orën 11.30 të ditës së djeshëm, koha kur do të merrej në pyetje, Elidon Gegaj është kthyer në një fantazim.

Shqiptari që mbushte 23 vjeç për pak ditë, në orën 6.00 të mëngjesit të djeshëm, duke shfrytëzuar shpërqëndrimin e agjentëve të policisë, u largua nga dhoma e izolimit pasi gjeti një hapësirë midis hekurave të qelisë.

Më pas hapi një dritare, për tu zhdukur më pas në hapësirën e jashtme, për të kaluar një mur prej 4 metra.

Mesaduket asgjë e pamundur për një akrobat si ai që është i mësuar të ngjitet nëpër çati, ballkone dhe ulluqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat