Bombë e të shtëna armësh në Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Bombë e të shtëna armësh në Pejë, lëndohet një person

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Mbrëmë në Pejë në rrugën ’ Kreshnik Ademaj’ janë gjuajtur mjete shpërthyese dhe të shtëna armësh, nga të cilat është lënduar një person dhe janë dëmtuar një numër i konsiderushëm i veturave.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën “Kreshnik Ademaj”, tha policia.

Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore  është liruar për në shtëpi.

Për këtë rast deri më tani nuk është arrestuar askush, policia po punon në identifikimin e të dyshuarve.

“Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti  Hetimeve Rajonale DRP  Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast”, përfundoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat