Gjatë sezonës verore është rritur numri i veturave, po ashtu edhe i aksidenteve në trafik.
Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka evidentuar 83 aksidente.
57 nga këto aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, ndërsa 26 me të lënduar.
Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1021 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme 20 persona janë arrestuar të cilët nuk kanë respektuar ligjin.