Policia jep detaje për aksidentin në Merdare, ku vdiq 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Merdare, ku vdiq 39-vjeçari

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare. Nga ky aksident, Policia ka bërë të ditur se ka mbetur i vdekur një 39-vjeçar me inicialet B.S., derisa tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra me targa të Gjermanisë dhe tjetra me targa të Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për trajtimin mjekësor në QKUK.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri.

***

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Merdare.

Këtë për media e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Merdare.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat