Aksident në Komoran të Drenasit - lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Komoran të Drenasit - lëndohen tre persona

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:53
Foto

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti gjatë ditës sotme në rrugën ‘Xheladin Gashi’ në Komoran të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman në QKUK.

“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona janë të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vend-shikimit të këtij aksidenti”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat