Tre të lënduar në aksident në Komoran

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksident në Komoran

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 17:36

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Komoran të Drenasit.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshirë dy automjete. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshiqimit të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat