Aksident trafiku në Grabovc, një person mbetet i vdekur e dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Grabovc, një person mbetet i vdekur e dy të lënduar

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se në aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një autobusi.  

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje,  (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf). Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti është  mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në qendër të mjekësisë familjare.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka theksuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat