Shqetësuese: 97 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy të vdekur!

Kronikë e zezë

Shqetësuese: 97 aksidente trafiku brenda 24 orëve, dy të vdekur!

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:41
Ilustrim

Sezona e verës ka rritur numrin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Moskujdesi i shoferëve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, të ndodhin 97 aksidente, derisa 31 prej tyre përfunduan me të lënduar.

E, nga këto aksidente dy persona vdiqën, njëri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Merdare, ndërsa tjetri vdiq mbrëmë në një aksident që ndodhi në Pejë.

Për të gjithë ata që thyen rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1178 tiketa, ndërsa për vepra të ndryshme penale brenda një dite u arrestuan 21 persona të dyshuar.

13 nga ta janë në mbajtje, derisa dy në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat