Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen dy armë zjarri

Kronikë e zezë

Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen dy armë zjarri

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:40
Foto

Në orët e pasdites të datës 29 korrik 2019, në Mitrovicë dhe Vushtrri Policia ka konfiskuar dy armë zjarri në dy raste të ndara, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i parë, me datën 29 korrik 2019 rreth orës 18:55, në Mitrovicë, Policia ka marrë  informatën për një rrahje në progres. Njësia patrulluese ka dalë në vendngjarje, ku ka konfiskuar një armë zjarri, AK 47 M-70 1967, e cila ishte përdorur për kanosje ndaj viktimës nga ana e të dyshuarit. I dyshuari B. Sh. është i njohur për Policinë, ku për momentin gjendet në arrati, ndërsa rasti mbetet të hetohet si vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘kanosje’.

Kurse sa i përket rastit të dytë, me datën 29.07.2019 rreth orës 20:15, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë- Vushtrri,  dëgjohen të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.    

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë ‘tytëgjatë-prodhim kinez me nr. serik 313206’ si dhe në cilësi të provave materiale është marrë një gëzhojë e cal. 7.62x39 e cila dyshohet se është shkrepur në atë lokacion.

 Po ashtu është arrestuar i dyshuari J. H., 38 vjeçar i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘ përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat