Rrahja e gjakovarëve, Policia arreston pesë persona

Kronikë e zezë

Rrahja e gjakovarëve, Policia arreston pesë persona

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një rrahje e madhe mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Lirije Podrimaj, ka dhënë detaje nga kjo përleshje mes gjakovarëve.

Ajo ka thënë se për rastin në fjalë janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

‘Me datë 28.07.2019 në ora 03:58,stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast rrahje në progres në rrugën ,, Hysni Dobruna” saktësisht në furrën ,, Parku i Lirisë”. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë ajo.

Personat e dyshuar janë intervistuar, ndërsa rasti është iniciuar klasifikuar si “Sulm”.

Kurse, pas konsultimit me prokurorin e shtetit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve i stacionit policor në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat