Itali/ Bie nga çatia teksa punonte, humb jetën tragjikisht shqiptari

Kronikë e zezë

Itali/ Bie nga çatia teksa punonte, humb jetën tragjikisht shqiptari

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Ditën e sotme, një i ri shqiptar teksa punonte ka humbur jetë në Itali. Sipas raportimeve të mediave italiane, mësohet se 27-vjeçari ra nga çatia në lartësi 10 metra ndërkohë që po punonte ndërsa më pas çatia mori flakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Castelfiorentinos të Firences.

Punëtorët e kompanisë dhe policia mbërritën në vendngjarje. Punëtori shqiptar u transportua me helikopter në spital, por mjekët e patën të pamundur ta shpëtonin. Identiteti i tij nuk dihet ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat