E kanos me revole për shkak të parkingut

Kronikë e zezë

E kanos me revole për shkak të parkingut

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:53
Ilustrim

Një ditë më parë, Rrahman Bytyqi u shqetësua nga një sirenë e makinës, që po binte para lokalit të tij në Suharekë.

Ai doli dhe pa se ngasësi i veturës, ishte bërë nervoz, pasi rruga para dyqanit ishte bllokuar, nga dy automjete tjera.

Automjetet e pengonin shoferin që po i binte sirenës, për të dalë në rrugën kryesore.

Bytyqi thotë se personi me të cilin bëri fjalë, Nazim Dakaj nuk donte ta linte me kaq.

Fjalosja u ndërpre pas pak, por nuk përfundoi krejt. Sipas Bytyqit, tek lokali i tij u shfaq sërish Dakaj, për të cilin thotë se pati edhe revole.

Për këtë zhvillim e ka dhënë versionin e tij edhe Dakaj, përmes emailit.

“Në tentim për të sqaruar çështjen, shkova për të biseduar me ata, por ata nuk e di pse më priten keq duke fol fjalë të rënda dhe më kapën për krahu dhe më sulmuan fizikisht. Në atë rast më ka ra në tokë revolja për të cilën posedoj leje, e cila ka qenë e frenuar dhe pa karikator në të”, është shprehur Dakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat