I kapi mesazhe me një tjetër, shqiptari rreh gruan dhe dashnorin e saj

Kronikë e zezë

I kapi mesazhe me një tjetër, shqiptari rreh gruan dhe dashnorin e saj

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:20
Ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e karabinierierëve të Fontanellato, në Itali, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Shqiptari banues në Fontevivo mban përgjegjësi për keqtrajtim, dhunë seksuale dhe kërcënime.

Keqtrajtimet ndaj gruas së tij do të nisnin sapo ai zbuloi një shkëmbim mesazhesh midis gruas së tij dhe një burri tjetër, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj.

Që nga ai moment, shqiptari filloi aktet e hakmarrjes dhe kërcënimeve ndaj burrit, që besonte si ishte i dashuri i gruas së tij, i cili u detyrua të linte Italinë nga frika.

Pasi ai u largua nga Italia, shqiptari nisi një seri kërcënimesh, keqtrajtimi, dhune psikologjike dhe seksuale ndaj gruas së tij.

Gruaja ishte rrëfyer tek një shoqe, e cila iu drejtua Karabinierëve të Fontanellato, ndërsa ushtria, e koordinuar nga Prokurori Publik, menjëherë filloi hetimet.

Ata pasi kishin hetuar dhe mbledhur prova të pakundërshtueshme të këtyre sjelljeve, të cilat ndodhën midis majit dhe korrikut, 35-vjeçarin dhe e dërguan në burgun e Via Brula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat