Nuk merren vesh për pronë i shkon në shtëpi me kallash

Kronikë e zezë

Nuk merren vesh për pronë i shkon në shtëpi me kallash

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Sipas policisë i dyshuari për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe kishte gjuajtur me armë.

“Në vendin e ngjarjes nuk është gjete ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat