Pesë shqiptarë lëndohen në aksident, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Pesë shqiptarë lëndohen në aksident, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ku në qendër janë emigrantët shqiptarë ka ndodhur në Itali.

Pesë shqiptarë  janë aksidentuar ndërsa makina e tyre ka dalë nga rruga, në kufirin me Casaluce. Tre prej shqiptarëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat italiane nuk japin ende informacione se si është zhvilluar dinamika e ngjarjes

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që shoferi që po ngiste makinën të ketë humbur drejtimin.

Në vendngjarje mbërritën forcat të shtuara të policisë dhe zjarrfikës, të cilët ndihmuan të nxirrnin të aksidentuarit nga makina.

Ata më pas u transportuan në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat