Aksident në Prizren – lëndohet rëndë një motoçiklist

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren – lëndohet rëndë një motoçiklist

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçiklistë.

Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga Prizreni, Vesel Gashi.

“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë, deri tek aksidenti ka ardhur nga mosrespektimi i shenjave – mos dhënia e përparësisë njëri-tjetrit”.

“Motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit”, deklaroi Gashi.

Ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat