Ra nga lartësi e madhe, ja kush është viktima që u gjet në përrua në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Ra nga lartësi e madhe, ja kush është viktima që u gjet në përrua në Gjirokastër

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:57
Ilustrim

Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që u gjet i pajetë në orët e pasdites në Përroin e Dunavatit në zonën muzeale të Gjirokastër.

Ai është Bujar Gjashta, i moshës 64 vjeç, që kishte shkuar si vizitor në Gjirokastër.

Thuhet se viktima banues në Tiranë, ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash

Nga raportimet, mësohet se trupi i pajetë nuk është nxjerrë ende nga përroi për shkak të terrenit të vështirë.

Viktima ishte shpallur i humbur ditën e djeshme, ndërsa mësohet se kishte gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies nga lartësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat