Bixhoz i paligjshëm, 4 të arrestuar në Prishtinë e Gjakovë

Kronikë e zezë

Bixhoz i paligjshëm, 4 të arrestuar në Prishtinë e Gjakovë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Policia ka raportuar për dy raste të dyshuara të bazuara për organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, 289 euro para të gatshme dhe 11 tiketa të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa në Gjakovë, njësia përkatës policore ka shoqëruar tre të dyshuar meshkuj nën dyshimin e bazuar se kanë organizuar lojëra të fatit.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat