Arrestohet njeri prej autorëve të plagosjes së trefishtë në Elbasan

Kronikë e zezë

Arrestohet njeri prej autorëve të plagosjes së trefishtë në Elbasan

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:52
Vendi i krimit

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë (2 gusht 2019), ku si pasojë e përplasjes me armë zjarri mbetën të plagosur 3 persona.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar për ngjarjen dhe është duke vijuar punën për  arrestimin e një tjetër personi.

I arrestuari është shtetasi me iniciale I.B., 34 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i shtetasit I.B. u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me shtetasin G.M., pas një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë  në ambientet  e brendshme të një lokali dhe si pasojë janë plagosur  shtetasit E.C., M.K., dhe kanë goditur  me  sende të forta shtetasin F.A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, - njofton policia.

Ndërkohë është duke vijuar puna për kapjen e  shtetasit G.M, 42 vjeç, i shpallur në kërkim si autori kryesor i dyshuar për ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja?

Pasditen e 2 gushtit, në një lokal pranë stadiumit të Elbasanit rreth orës 17.20, në lagjen "28 Nëntori ndodhi konflikti mes tre personave.

Nga hetimi i çështjes u mësua se konflikti në lokal kishte ndodhur për çështje borxhesh financiare.

Dy autorët dhe tre personat kanë qenë fillimisht në lokal ku ka nisur debati verbal. Njëri prej tyre ka kërkuar të dalë jashtë dhe është kthyer aty me automatik kallashnikov dhe ka qëlluar.

Pas ngjarjes dy autorët, të identifikuar u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ngriti postblloqe.

Arrestimi i njërit prej tyre u bë vetëm ditën e sotme, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat