Aksident i rëndë, drejtuesi i motoçikletës aksidentohet për vdekje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, drejtuesi i motoçikletës aksidentohet për vdekje

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin Lezhë-ShenKollë tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”.

Në aksident janë përfshirë një autombjet dhe një motoçikletë ku mjeti më drejtues shtetasin me iniciale E.Ll banues në Lezhë është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin me inciale F.T banues në Shenkollë.

Drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit E.Ll.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat