Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar sot B. K. (29) dhe B. E. (33), shtetas të Kosovës, nën dyshimin se kanë marrë nga persona të ndryshëm shuma të caktuara parash në total prej rreth 10.000 eurosh, duke u premtuar se do t’ua rregullojnë dokumentet për punësim jashtë vendit.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimeve, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 5 persona, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kalojë në institucionet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat