Motoçikleta merr para këmbësoren, 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Motoçikleta merr para këmbësoren, 2 të plagosur

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:26
Ilustrim

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00,  në rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë, ku një motoçikletë ka goditur këmbësoren, shtetasen B.P., rreth 52 vjeçe.

Por si pasojë e përplasjes është dëmtuar edhe vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen  në vendngjarje po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat