Aksident i rëndë në Peqin, një person në gjendje kritike për jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Peqin, një person në gjendje kritike për jetën

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:13
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Peqin.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje.

Një person teksa ishte duke lëvizur me një karrocë dyshohet se është goditur nga një automjet.

Nga përplasja personi që po lëvizte me karrocë, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shëndetin.

I lënduar është dërguar në spital, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat