47 vjeçari i vrarë sonte në Vlorë, ishte i arrestuar për trafik droge

Kronikë e zezë

47 vjeçari i vrarë sonte në Vlorë, ishte i arrestuar për trafik droge

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nikolla Ikonomi, i cili u vra në Selenicë të Vlorës është një person me precedent penal. Burimet bëjnë të ditur se 47-vjeçari dyshohet se është vrarë për shkak të pazareve të drogës.

Ai është i përfshirë në një rast trafiku droge në vitin 2005 së bashku me 3 persona të tjerë.

47-vjeçari është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg dhe ka kryer rreth 5 vite dënim.

Po ashtu mësohet se viktima kishte ndryshuar emër për të pastruar të shkuarën e tij kriminale.

Nuk dihet ende nëse vrasja është bërë për shkak të hakmarrjes se rastit të 2005 apo është përfshire vitet e fundit në vepra të tjera kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat