Aksident në Vragoli, godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Aksident në Vragoli, godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në Prishtinë, më saktësisht në fshatin Vragoli.

Mediat vendore kanë kontaktuar Policinë e  Kosovës lidhur me rastin,  ku këta të fundit e kanë konfirmuar duke thënë se rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, ku vetura ka goditur një këmbësor dhe pastaj është larguar.

“Rreth orës 21:00 në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident ku një këmbësor është goditur nga një veturë, vetura është larguar nga vend- ngjarja, policia është duke u marrë me rastin” ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat