Policia ndëshkon shoferin "trim", e detyron të ecë mbrapsht me makinë

Kronikë e zezë

Policia ndëshkon shoferin "trim", e detyron të ecë mbrapsht me makinë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:30
Ilustrim

Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm në formën e gjobave.

Policia Rrugore ka detyruar një shofer që të ecë mbrapsht, pasi ishte duke qarkulluar në sens të kundërt, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera.

Policia thotë se ky drejtues mjeti u denoncua nga qytetarët dhe shofer të cilët ishin të fyer nga veprimi i tij.

"Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte "trimërinë" e tij", sqaron policia në njoftim.

Përveç ndëshkimit moral, ndaj këtij drejtuesi mjeti policia mori masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.

Policia thotë se publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që denoncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat