Vidhte kuleta e çanta nëpër lokale në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vidhte kuleta e çanta nëpër lokale në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, njofton PK.

Rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nëpër lokale (kafene), ku janë vjedhur çanta, portofola etj.

Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar dje, dhe ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:

G. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për njëmbëdhjetë  vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin Qendra në Prishtinë).

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është  shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat