Familjarët japin detaje për vdekjen e 4-vjeçares, e lënduar mbeti edhe nëna e saj

Kronikë e zezë

Familjarët japin detaje për vdekjen e 4-vjeçares, e lënduar mbeti edhe nëna e saj

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një 4-vjeçare është goditur sot për vdekje nga një veturë në qytetin e Podujevës. Si pasojë e goditjes nga vetura, ajo ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare.

Viktima ishte duke lëvizur në qendër të qytetit të Podujevës, së bashku me nënën e saj, në momentin kur është goditur nga vetura, kanë thënë familjarët e viktimës për Blic.

E lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë ka mbetur edhe nëna e 4-vjeçares e cila është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, të cilët kanë thënë se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, bëhet e ditur në një komunikatë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

***

Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore.

Policia ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat