Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje, dy nga ta të mitur

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje, dy nga ta të mitur

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës nga Rajoni i Pejës, njofton se ka arrestuar tre persona – dy nga ta të mitur si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes së armatosur.

Rasti njoftohet se ka ndodhur më 3 gusht në fshatin Raushiq të Pejës.

“Sipas viktimës derisa ishte duke udhëtuar me veturë e ka vërejtur një pengesë në rrugë i njëjti ndalon për ta larguar pengesën, aty kanë dalë të dyshuarit ku njëri nga ta kishte një armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro (dyqind e njëzet e gjashtë euro), dhe 100 ( njëqind) franga, duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në kumtesën e policisë.

“Viktima e rastit është goditur disa herë nga të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta”.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe për personin e mitur 24 orë, ndërsa për njërin nga personat e mitur është liruar në procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat