Aksident mes veturave zyrtare dhe civile, 7 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes veturave zyrtare dhe civile, 7 të lënduar

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ndërmjet një veture zyrtare dhe dy civile ka ndodhur dje në fshatin Klinë e Ulët, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

Këtë informacion e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes 3 veturave, dy civile dhe një veture zyrtare”, tha policia.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe dy femra.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat