Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje në Shtime

Kronikë e zezë

Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje në Shtime

Nga: A.M. Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:51
Tre te arrestuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar grupin e tre të dyshuarave për grabitjen në një shtëpi në Shtime, ku u vra një person dhe u plagos një tjetër.

“Bota sot” ka arritur t`i siguroj fotografit e tre personave të arrestuar.

Personi i parë që është arrestuar është  A. Tahirja, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, I cili ka prejardhje nga Peja, shkruan “Bota sot”.

Kurse, vëllai i tij më i vjetër me të njëjtat iniciale, A. Tahiraj, i cili është arrestuar në lagjen “Arbëria”, po ashtu në Prishtinë.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe pjesëtarin tjetër të grupit, A.Mulliqi, për të cilin raportojnë mediat se konfiskuar vetura e tipit “Peugeo”-t që ishte në natën kritike.

Siç raportohet, i vrari është Fehmi Gashi, i cili kishte mbetu i vdekur gjatë përleshjes me pronarët e shtëpisë të cilës ia kishin mësyrë ta grabitnin.  Kurse, i plagosur ka mbetur njëri prej pronarëve të shtëpisë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat