Një i vrarë, një i plagosur e pesë të arrestuar – bilanci tragjik i grabitjes në Shtime

Kronikë e zezë

Një i vrarë, një i plagosur e pesë të arrestuar – bilanci tragjik i grabitjes në Shtime

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policia ka arritur të veprojë shpejtë pas grabitjes tragjike në Shtime.

Fehmi Gashi nga Prishtina, i dyshuar për grabitjen, njëherit edhe viktimë e rastit, ishte personi që pësoi nga vjedhja që nuk shkoi siç e kishte planifikuar ai me tre persona të tjerë.

Ai u rrah për vdekje nga pronarët e shtëpisë, 300 metra larg nga vendi ku kishte ndodhur vjedhja.

Tre të tjerët ikën nga vendi i ngjarjes, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të tre.

Arrestimin e personit të tretë e ka konfirmuar për lajmi.net, Mehmetali Hajdini nga Policia e Ferizajt.

Hajdini ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar në Prishtinë teksa është sjellur për intervistim në Ferizaj.

Policia e Kosovës paraprakisht kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se ndërlidhen me rastin.

Në media është raportuar se dy të arrestuar janë vëllezër mes vete.

I gjithë bilanci i kësaj grabitje është vrasja e një personi, plagosja e një tjetri si dhe pesë arrestime.

Avokati, Asdren Hoxha ka tërhequr vëmendjen se pronarët e shtëpisë mund të akuzohen nga Prokuroria për vrasje.

Sipas tij, në momentin e vrasjes, ka pushuar sulmi dhe nuk kemi të bëjmë me vetëmbrojtje.

Prokuroria ndaj dy pronarëve të shtëpisë ka kërkuar paraburgim.

Sipas versionit të saj, të dyshuarit e kishin ndjekur viktimën për 300 metra, teksa më pas e kishin rrahur e goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në bashkëkryerje ata sipas prokurorisë, kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat