55 aksidente në ditën e Kurban Bajramit

Kronikë e zezë

55 aksidente në ditën e Kurban Bajramit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente në komunikacion.

Edhe pse dita e djeshme do të duhej të ishte festë, jo të gjithë e kanë kaluar ashtu siç duhet Ditën e Kurban Bajramit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 25 aksidente kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 30 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i trafikut rrugor ka shqiptuar gjithsej 327 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat