Aksident me pasojë vdekjen në Fier, makina përplas një motor

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Fier, makina përplas një motor

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:55
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit.

Rreth orës 15:15 të kësaj të hëne, në afërsi të fshatit Levan, 24-vjeçari G.S., banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, Dedë Ndoi, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Ndërkohë i dyshuari G.S., është shoqëruar në komisariatin e Fierit për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat