“Kauboji” i Prizrenit sillej në qytet me dy armë në brez, i konfiskohen nga policia - Bota Sot
“Kauboji” i Prizrenit sillej në qytet me dy armë në brez, i konfiskohen nga policia

Kronikë e zezë

“Kauboji” i Prizrenit sillej në qytet me dy armë në brez, i konfiskohen nga policia

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një qytetari në Prizren, policia e Kosovës dje ia ka konfiskuar dy revole.

   

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth mesditës në lagjen “Ortakoll”.

Policia pas pranimit të informacionit ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T.C, i lindur në vitin 1997 i është gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ me një karikator, dhe pistoleta ‘EKOL TUNA’ tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.

Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...