Qëlloi me armë ndaj një shtetasi, 38-vjeçari arrestohet nga policia por armën e hodhi në Bunë

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë ndaj një shtetasi, 38-vjeçari arrestohet nga policia por armën e hodhi në Bunë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Një konflikt midis dy personave në Shkodër ka përfunduar me përdorimin e armës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mesditën e sotme por është raportuar vetëm pasdite vonë.

Siç bëhet me dije në njoftimin e policisë, “shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. Rr., i cili ka qenë duke punuar në autolavazhin e tij”.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të personit të armatosur. Gjatë ndjekjes nga policia ai e ka hedhur armën në lumin Buna.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 38-vjeçarit banues në fshatin Shtoj i Vjetër, ndërsa po punohet për gjetjen e armës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat