Dyshimet e therjes së dy të rinjve në Prishtinë, 19 vjeçari në gjendje kritike - Bota Sot
Dyshimet e therjes së dy të rinjve në Prishtinë, 19 vjeçari në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Dyshimet e therjes së dy të rinjve në Prishtinë, 19 vjeçari në gjendje kritike

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Dy të rinjtë në Prishtinë u sulmuan nga 8 persona, pati edhe të shtëna armësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Burime të mediave thonë se dyshohet e sulmit u bë për hakmarrje, që ka të bëj me therjen e dy muajve të parë që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci”. Derisa mediumi mëson se dy të rinjtë janë sulmuar nga tetë persona që kanë ardhë nga një lagje tjetër e kryeqytetit, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:

Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK.

***

 Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë në gjendje të rëndë si pasojë e një therjeje me thikë që ndodhi sot rreth orën 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në Prishtinë.

Media mëson se persona të panjohur kanë dalë nga makina dhe kanë therur dy të rinjtë, derisa djali, që është i moshës 19 vjeçari në këto momente është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Burime të mediave gjithashtu thonë se dyshimet për sulmin është hakmarrja, që ka të bëj me therjen e para dy muajve që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”.

Njësitet policore sakaq janë në vendin e ngjarjes

Ngjarje tmerri në Prishtinë, theren dy të rinj - gjendja e tyre e rëndë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këto çaste në Prishtinë.

Në rrugën “Ahmet Dërguti”, persona të panjohur kanë therur dy të rinj.

Mësohet se bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë të cilët janë therur me thikë nga disa persona të panjohur, të cilët kanë dalë nga vetura e tyre dhe kanë kryer sulmin.

Gjendja e viktimave është në gjendje të rëndë, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...