Plas sherri mes krushqive, disa të plagosur në Peshkopi

Kronikë e zezë

Plas sherri mes krushqive, disa të plagosur në Peshkopi

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

Disa persona, krushq me njëri tjetrin kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në qytetin e Peshkopisë.

Policia thotë se "ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin),  ku për pasojë janë dëmtuar lehtë."

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat