Kjo është gjendja shëndetësore e personave që u therën me thikë mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kjo është gjendja shëndetësore e personave që u therën me thikë mbrëmë në Prishtinë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Mbrëmë në rrugën “Ahmet Dërguti” në Prishtinë, janë therur me thikë dy të rinj.

Në vendin e njëjtë, persona të panjohur kanë dal nga vetura ku kanë filluar të përleshen dhe si pasojë kanë therur një vajzë dhe një djalë.

Të njëjtët përfunduan në QKUK, përderisa njëri nga ta ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani i ka thënë lajmi.net se ndaj të lënduarit në fjalë ka pas ndërhyrje kirurgjike.

“Njëri nga të lënduarit tani ndodhet në Kirurgjinë Abdominale, ndërsa tjetri është liruar nga QKUK”, ka thënë shkurt Lenjani.

Ky incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat