Tritol parukerisë në Nikël të Krujës, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Tritol parukerisë në Nikël të Krujës, arrestohet i dyshuari

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Arrestohet autori i dyshuar i tritolvënies në një parukieri në fshatin Nikël të Krujës. Shpërthimi u shënua rreth orës 01:00 të 16 gushtit 2019.

Policia  arrestoi 23 vjeçarin e identifikuar me inicialet L.C banues po në Nikël.

"Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale" informon policia e Durrësit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime  të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv"dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit " parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat