Shqiptari që kërcënon e vjedh dyqanet me armë

Kronikë e zezë

Shqiptari që kërcënon e vjedh dyqanet me armë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:11
Pamje nga videoja

Një 27 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e marketeve dhe pikave të rimbushjes telefonike. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet kur i riu, nxirrte armën nga një çantë e vogël dhe kërcënonte shitësit për të marrë paratë. Në momentin e arrestimit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se e përdorte për vjedhjet.

Njoftimi i policisë
Në vijim të punës hetimore për zbardhjen vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Prokirorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 3 , finalizuan operacionin policor “Maskimi”, duke arrestuar shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat