I riu vdes në plazhin e Spillesë - Bota Sot
I riu vdes në plazhin e Spillesë

Kronikë e zezë

I riu vdes në plazhin e Spillesë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:11
Në plazhin e Spillesë

Një 32 vjeçar është nxjerrë nga uji në plazhin e Spillesë në gjëndje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:00 dhe viktima është  djali i identifikuar me inicialet J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit Julian Xhani i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit  me  autoambulancë  por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 12.00,  në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë. Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit  me  autoambulancë  por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...