Makina aksidenton rëndë të miturin

Kronikë e zezë

Makina aksidenton rëndë të miturin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një i mitur është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

10-vjeçari me inicialet E.S ndodhej në aksin rrugor të Lungomares në momentin kur u godit nga një automjet.

Për pasojë mori plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë, është shoqëruar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat